ZGJEDHJET LIVE NE ORA NEWS/ Mbyllet procesi, nis numërimi i votave. PS fiton në tre bashki

Prej 07.00 të mëngjesit po vijon procesi i votimit për kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

Probleme të shumta janë verifikuar në pjesë të ndryshme të vendit me funksionimin e pajisjeve të instaluara për identifikimin elektronik të votuesve.

Tri pajisje në qendrën e votimit të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, ku pritet të votojë kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi nuk funksionojnë.

Kaq ka mjaftuar që kryekomisioneri të nisë me ankth këtë ditë të gjatë për të.

"Do të zëvendësohet me të tjera, operatorja do të lidhet me suportin" tha Celibashi.

“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë. Nuk e di me saktësi problemin, por ndoshta gjatë transportit janë bashkuar në mënyrë mekanike USB-të.
Është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vetë jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, shtoi ai.

Vëzhguesi: Problem baterie, vendoset nga KQZ.

NDIQNI ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE NË TË GJITHË VENDIN

Ora 20:46 Dalin rezultatet elektronike në Elbasan, Kamzë, Vorë, të tria bashkitë fitohen nga PS-ja

Ora 20:29 Simpatizantët socialistë nisin festën në Kamzë, të bindur në fitoren e Rakip Sulit 

Ora 20:26 Mbyllet procesi i numërimit, Meta: Misioni ynë vazhdon me më shumë përkushtim 

Ora 20:18 Celibashi bën përmbledhje pas procesit të votimit: Patëm pezullim në 40 QV dhe votim në grup në 30 QV

Ora 20:04 Mbyllet procesi zgjedhor, Begaj: Të pranishmit në procesin e numërimit të kryejnë detyrën me përgjegjësi

Ora 19:46 Berisha: Ditë historike! Pjesëmarrja është nga më të denjat pavarësisht presionet, vota do peshohet

Ora 19:04 Bie gongu/ Mbyllet procesi i votimit, shënohet pjesëmarrje e ulët, pritet të fillojë numërimi

Ora 18:33 Edit Harxhi denoncon PS: Po intimidon votuesit! Thirrje qytetarëve që të vrasin frikën e të votojnë masivisht

ora 18:22 Kushi nga Elbasani: Ka mbetur dhe një orë kohë,votoni! Është e drejta juaj qytetare 

Ora 18:12 Skandal në Kamëz/ Gazetarja e Ora News dhe gazetarë të tjerë pengohen të raportojnë nga QV

Ora 17:54 Deri në orën 17:00 kanë votuar 34,54 % e qytetarëve, rreth 10% më pak nga vitit 2021 

Ora 17:48 Belind Këlliçi: Dilni e votoni, ndryshimi është në duart tuaja, me rëndësi jetike për Tiranën 

Ora 17: 38 Celibashi: 29 denoncime! 4 nga subjekte zgjedhore, 1 nga Komiteti i Helsinkit, 1 nga BF dhe 24 nga qytetarët 

Ora 17:32 Bardh Spahia: Ka pasur prezencë të personave me precedentë penal në qendrat e votimit

OrA 16:56 Vazhdon pjesëmarrja e ulët, deri në orën 16:00 kanë votuar 32,19 % e qytetarëve

Ora 16:33 PS denoncon Këlliçin: Shkeli nenin e Kodit zgjedhor, bëri apel qytetarëve me premtime elektorale gjatë fushatës

Ora 16:20 PS e denoncoi për blerje votash, Boçi: Janë shpifje, fushatën e kanë bazuar në akuza 

Ora 15:50 Pjesëmarrje e ulët në votime, deri në orën 15:00 votojnë vetëm 29.5% e qytetarëve me të drejtë vote

Ora 15:45 Në Vlorë vota fotografohet e hidhet në rrjete sociale

ora 15:39 Këlliçi: E ardhmja që ju doni është shumë pranë, votoni për autobusin falas e taksat e ulëta

Ora 15:25 Xhixho thirrje qytetarëve: Votoni, votoni, votoni! Vetëm pjesëmarrja juaj do të sjellë ndryshimin 

Ora 15:06- "Ku dhe kë kanë kërcënuar apo indimiduar?!" Jorgo Goro mohon akuzat e Dules

Ora 15:05- Yuri Kim inspekton votimet në Vlorë: Po ndjekim situatën edhe në Himarë 

Ora 14:54- Personat e paautorizuar në Qendrën e Votimit rikthejnë policinë te shkolla në Durrës 

Ora 14:53- Përplasjet në Maliq, Spaho: Të rinj me kapuça më dhunuan! Bëra kallëzim penal, Pendavinji me grupin e tij po intimidojnë

Ora 14:46- Qëndresa Qytetare: Përfaqësues të administratës po ndikojnë njerëzit për të votuar. QV-të janë pushtuar nga persona të paautorizuar

Ora 14:37- Deri në orën 14:00, pjesëmarrja e zgjedhësve në Qendrat e Votimit në rang vendi ka shkuar në 26.64%. Deri tani kanë marrë pjesë në zgjedhje mbi 500 mijë zgjedhës.

Ora 14:30- Problem komunikimi, fshati Selitë në Mallakastër nuk raporton asnjë votim, kreu i KZAZ: Keqkuptim, pjesëmarrja mbi 30%, votat janë në kuti 

Ora 14:26- Berisha: Do mbrojmë çdo votë të shqiptarëve. Këto janë grahmat e fundit të narko-administratës

Ora 14:22- Pjesëmarrja e ulët, PS fajëson KQZ për pajisjet e identifikimit dhe u bën thirrje qytetarëve: Rikthehuni në qendrat e votimit!

Ora 14:21- Fatmir Mediu: Kjo është dita e juaj, dilni dhe votoni! 

Ora 14:17- Ndodhi dhe kjo në Finiq, në qendrën e votimit vendoset fleta, "si të votoni për PS-në"

Ora 14:10- Ultimatumi i Celibashit: Personat e paautorizuar të largohen menjëherë nga Qendrat e Votimit! 

Ora 14:04- EMRAT&FOTOT/ Deputetja e PD: Ja 4 funksionarët e Bashkisë së Sarandës që intimidojnë votuesit

Ora 13:55- “Presion i paparë, po i marrin njerëzit nga rruga”, komisionerët e opozitës në Kamëz: Njerëzit e Sulit po terrorizojnë votuesit 

Ora 13:36- Meta: Falenderime për bashkëpatriotët që kanë lënë punët e tyre për të fuqizuar demokracinë 

Ora 13:33- Shkon në 23.20% pjesëmarrja në votime në rang vendi, sipas KQZ-së. Kanë raportuar 2639 nga 5213 Qendra Votimi në vend.

Ora 13:31- Incidente edhe në Kavajë, ndërhyn policia

Ora 13:20- “Persona me kapuç po intimidojnë qytetarët”, Kaziaj thirrje Policisë: Po ushtrohet frikë te qytetarët. Të merren masa! 

Ora 13:16- Radha e qytetarëve në Himarë për të votuar 

Ora 13:15- Kaso: Drejtorët e Ramës dhe administrata po shkaktojnë probleme në qendrat zgjedhore. Policia jashtë funksionit 

Ora 13:08- KQZ urdhëroi heqjen e posterave pranë QV-ve, Rakip Suli i bën karshillëk 

Ora 13:05- I arrestuan pa prova, lirohen tre zyrtarët e bashkisë Shkodër 

Ora 13:00- Kryeministri grek i dërgon sërish mesazh Ramës: Ajo që ndodhi me Belerin është e papranueshme, do ketë pasoja për Shqipërinë

Ora 12:57- Nikolla me mesazh të paqartë: Sot, dita kur politikanët heshtin dhe flet populli Edito

Ora 12:43- Grushte dhe intimidim, ja çfarë thotë policia e Durrësit për incidentet gjatë votimit 

Ora 12:40- Bojkotohen zgjedhjet/ Banorët e këtij fshati nuk do të votojnë, ja arsyeja 

Ora 12:35- Pjesëmarrja në votime në rang vendi deri në mesditë, sipas KQZ-së, ka shkuar në 18.94%. Raportuan 2678 nga 5213 Qendra Votimi

Ora 12:37- Igli Cara voton: 15 maji, dita e fitores së madhe, presionet nuk do ta frenojnë dot ndryshimin në Durrës

Ora 12:32- “Nuk ka policë në qendrat e votimit”, Dule denoncon nga Himara: Gruaja e Jorgo Goros rri brenda qendrës së votimit

Ora 12:30- Sotiraq Filo komenton incidentin në Kolonjë: Ngjarje e shëmtuar, të evitohen nga të gjitha partitë

Ora 12:21- 3.6 milionë votues?! Monitor: E gjithë popullsia është më pak se 2.4 milionë

Ora 12:18- Probleme në Tiranë, Silvi Bardhi thirrje KQZ-së: Janë bërë shkelje të rënda

Ora 12:14- Roland Bejko flet pas votimit: I vetmi kandidat i djathtë në garë jam unë

Ora 12:13- Kandidatja e BF për bashkinë Korçë thirrje administratës: Mos bëni presion mbi votuesit, lërini të lirë 

Ora 12:08- Spahia: Qytetarët të vërshojnë drejt kutive të votimit, t’i kthejmë shkëlqimin Shkodrës

Ora 12:07- Konflikt në Maliq, Edmond Spaho tërheq nga krahu një person në Qendër Votimi 

Ora 12:04- Berisha poston FOTOT: Pas votimit, një kafe me familjen! Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në këto votime

Ora 11:41: Jola Hysaj denoncon: Po shkelet ligji! I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masa. Balluku ka ngritur task-force dhe…

Ora 11:33- Sherr për radhën në Fushë Krujë, votuesi godet me grusht komisionerin e opozitës. Agron Loka: Rama në panik! 

Ora 11:32- Problemet me pajisjet dhe mungesën e numëruesve, Glover: Do flasim në fund, pasi të mbyllet procesi 

Ora 11:27- Ambasadorja e BE: Qytetarët e Elbasanit e kanë marrë seriozisht procesin zgjedhor

Ora 11:15- “Anëtarë të administratës, presion mbi votuesit”, përplasje fizike mes mbështetësve të ‘BF’ dhe atyre të PS-së në Durrës 

Ora 11:11- Hakerat iranianë bllokuan pajisjet e identifikimit? Rama reagon për deklaratën e Berishës dhe Celibashit

Ora 11:10- Ilir Meta me një votues më shumë në këto zgjedhje, voton për herë të parë Era: Nëse nuk votoni, s'keni të drejtë të ankoheni 

Ora 11:00- Kim nxjerr bejxhin dhe i bën thirrje shqiptarëve: Ushtroni të drejtën themelore demokratike përmes votës

Ora 10:58- Votën kundrejt vendit të punës për djalin, procedim penal për dy punonjëse të Ndihmës Ekonomike në Këlcyrë

Ora 10:55- “Ka presione ndaj administratës”, Luçiano Boçi: Duket qetë, por është gjendje lufte

Ora 10:53- Qendrat e Votimit në Himarë plot me qytetarë

Ora 10:47- Kandidati i BF në Vlorë flet për kërcënime e shantazhe: Votimet e sotme, i vetmi shans për vlonjatët 

Ora 10:43- U godit në mesnatë, Erion Isai: Nervoziteti tregon panik, stafi im tregoi qytetari 

Ora 10:38- Shkodër, voton edhe Benet Beci: Pjesëmarrja deri tani 8%

Ora 10:37- Fotografuan votën, çifti shoqërohet nga policia e Sarandës në komisariat

Ora 10:32- Alibeaj: Sot ndarja e madhe nga e shkuara 

Ora 10:24- "Mos përsërisni gabimin!" Berisha thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër arkivojmë monizmin e shëmtuar

Ora 10:21- Dështon procesi elektronik? U shpenzuan 23 milionë dollarë nga buxheti i shtetit, a do mbajë njeri përgjegjësi? 

Ora 10:08- Bardh Spahia përballë Benet Becit në Shkodër/ Voton Jozefina Topalli bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj Megi

Ora 09:57- Ermal Dredha thirrje qytetarëve të Vlorës: Votoni për më të mirën për ju

Ora 09:54- Durrës, kandidati i PS-së për Këshillin Bashkiak,Hekuran Markola, thyen ligjin, nuk ikën nga QV-ja

Ora 09:52- Gledian Llatja në Elbasan: Uroj të kemi votim masiv dhe rezultat të pranuar nga të gjitha palët

Ora 09:47- Probleme me pajisjet elektronike të identifikimit, KQZ merr vendimin, procesi do të vijojë manualisht

Ora 09:44- Bylykbashi: Zyrtarë të PS në zonat rurale po u ushtrojnë presion qytetarëve! KQZ e policia të ndërhyjë

Ora 09:39- Problemet me pajisjen PEI, edhe Rama rrezik të mos votojë, çfarë po ndodh në Surrel?

09:36- Sherri në lokal me punonjësit e firmës së ndërtimit, policia heton Lefter Maliqin për fyerje dhe shpifje

09:27- Kanosi me fjalë kryetarin e njësisë administrative Fratar, procedohet penalisht vëllai i Agron Kapllanaj

Ora 09:18- Edhe Subashi i mërzitur me komisionerët e Alibeajt: Votuesit janë kthyer mbrapsht 

Ora 09:17- “Po përzënë votuesit”, Tritan Shehu: Po dëmtohet procesi i votimit në Memaliaj, Dropull dhe… 

Ora 09:08- Mesazhi i presidentit Begaj pas votimit: Këto zgjedhje janë të qytetarëve dhe jo partive politike 

Ora 09:00- Procesi në Kamëz, voton kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha

Ora 08:55- Votimi në Himarë, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve që në orët e para

Ora 08:52- Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja në votime deri në orën 08:00 është 1.29%. Deri më tani kanë raportuar 2468 nga 5213 qendra votimi.

08:45- Kolonjë/Goditi me grusht kryetarin e bashkisë Erion Isai, vihet në pranga 33-vjeçari 

08:42- Këlliçi: Sot kemi në dorë fatin e Tiranës, të rinjtë të votojnë për ndryshimin. Askush nuk e kontrollon dot votën tuaj 

08:33- Balluku pas votimit: Do të kemi një nga pjesëmarrjet më të mëdha

08:23- Gjiknuri: Dilni masivisht në votime! Strukturat zgjedhore të zbatojnë ligjin

08:22- Elbasani voton elektronikisht/ Në QV vëzhgues të huaj, gjithçka gati, por ende s’ka votues 

08:08- Kreu i Partisë së Lirisë në Pogradec, thirrje për qetësi: Qytetarët të dalin masivisht në votime!

08:04- "Braktisin kutitë"/ Komisionerët e Alibeajt “harrojnë” të shkojnë në qendrat e votimit

07:45 Kandidati i Bashkë Fitojmë për Himarën, Fredi Beleri, votohet në qeli

07:42- Vora voton në mënyrë elektronike, batuta e qytetarit: Më ka thënë gruaja shko voto atje dhe unë e zbatoj 

Ora 07:40- Nuk punon pajisja e identifikimit, s’ka ende votime te “Petro Nini”. KQZ: Procesi nis pas 3 orësh 

Ora 07:18- BF: Erion Isai dhe kreu i PS-së Aldo Xhelili kapen duke blerë vota në Kolonjë, dhunojnë kandidatin e opozitës

Ora 07:00-Nga sheshet beteja kalon te kutitë, 144 kandidatë për 61 bashki Edito

zgjedhjet e 14 majit ora news shqiperia voton

EMISIONET