Bie gongu/ Mbyllet procesi i votimit, shënohet pjesëmarrje e ulët, pritet të fillojë numërimi
Është mbyllur orari zyrtar i procesit të votimit në vend për kandidatët për kryetar bashkiakë dhe këshilla bashkiakë.
Ashtu sikurse u njoftua më herët pavarësisht incidenteve dhe problemeve me pajisjes teknologjike, kreu i KQZ-së, Celibashi tha se nuk do të ketë shtyrje të procesit.
Deri në orën 18:00 u shënua një numër i vogël i pjesëmarrjes nga ana e votuesve, ku janë shënuar deri në këtë orë vetëm 36.4% e votuesve.
Sipas të dhënave të KQZ-së Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime.
Në Kukës, pjesëmarrja është në shifrat e 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%.
Votues janë 694,836 nga 1,909,641 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.