Gledian Llatja në Elbasan: Uroj të kemi votim masiv dhe rezultat të pranuar nga të gjitha palët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 09:52
Kandidati i PS-së për bashkinë Elbasan Gledian Llatja deklaroi se sot ëhstë një ditë e rëndësishme për demokracinë lokale në këtë qytet dhe gjithë Shqipërinë.
Apeli i tij ishte për pjesëmarrje masive në votim.
"Ka qenë një nga fushatat më model. Uroj që edhe dita e sotme të vazhdojë e qetë dhe e paqtë. Uroj të ketë rezultat të pranuar nga të gjitha palët, një proces të mirëadministruar. Uroj të kemi një votim masiv".