Olivia Wilde ngre debat me deklaratën për marrëdhëniet dhe afërsinë emocionale

Olivia Wilde ka folur hapur për marrëdhëniet romantike dhe rëndësinë e intimitetit fizik, duke thënë se mungesa e jetës seksuale mund të jetë një shenjë se partnerët janë larguar emocionalisht nga njëri-tjetri.
Aktorja dhe regjisorja, e ftuar në podkastin e Louis Theroux, diskutoi konceptin e njohur si “divorci në dhomën e gjumit” dhe ndau këndvështrimin e saj mbi mënyrën se si ndryshojnë marrëdhëniet me kalimin e kohës.
Sipas Wilde, është një stereotip i gabuar ideja se gratë kanë më pak dëshirë seksuale sesa burrat.
“Mungesa e seksit nuk është normale. Ajo tregon se marrëdhënia është shndërruar në miqësi. Kur nuk ka më intimitet, nuk je më në një partneritet romantik, por në një marrëdhënie mes shokësh dhome”, u shpreh ajo.
Ajo komentoi edhe fenomenin “bedroom divorce”, që përshkruan çiftet të cilët vazhdojnë të jetojnë bashkë, por nuk ndajnë më afërsi fizike.
“Shumë njerëz e quajnë ‘dhoma e vdekur e gjumit’ ose ‘divorc në dhomën e gjumit’. Mendoj se është disi seksi. Ka një lloj misteri dhe më duket interesant”, tha Wilde.
Deklaratat e saj vijnë pas periudhës së vështirë që kaloi pas ndarjes nga këngëtari Harry Styles. Wilde ka treguar më herët se lidhja e tyre ishte një përvojë e bukur, ndërsa puna në filmin e saj të ri “The Invite” e ndihmoi të rikuperohej emocionalisht.


