Meta: Falenderime për bashkëpatriotët që kanë lënë punët e tyre për të fuqizuar demokracinë

Meta: Falenderime për bashkëpatriotët që kanë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Metsa shpreh falënderimet e tij për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë kjashtë vendit dhe vendosën që të kthehen në atdheun e tyre për të ushtruar të drejtën e votës këtë të dielë.

Përmes rrjeteve sociale, Meta, thotë se pjesëmarrja e tyre në votime fuqizon demokracinë në Shqipëri.

"Falenderoj Brunon që ka ardhur nga Toronto e Kanadasë vetëm për të votuar sot. Asnjë rrugë nuk është shumë e gjatë dhe asnjë punë nuk është më e rëndësishme se sa ushtrimi i të drejtës për të votuar dhe zgjedhur në demokraci.

Falenderime të gjithë bashkëpatriotëve tanë nga SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe dhe vendet e tjera që kanë lënë punët e tyre për të fuqizuar Demokracinë dhe rikthyer Llogaridhënien në vendin tonë.

Të gjithë të ndjekim shembullin e tyre dhe të përmbushim detyrën tonë për të zgjedhur sot dhe kërkuar llogari", shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.

EMISIONET