Probleme në Tiranë, Silvi Bardhi thirrje KQZ-së: Janë bërë shkelje të rënda

Silvi Bardhi, kryetarja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka bërë denoncim dhe apel në lidhje me procesin e votimit. Fleta e të jetë e pastër dhe pa shenja në të, është shprehur Bardhi duke iu referuar këtu, rasteve të ndryshme me këtë problematikë.

Që vota të jetë e vlefshme, në fletën e votimit nuk duhet të ketë asnjë shenjë në brendësinë e saj. Ajo tregon që shkelje të rënda janë bërë, sakaq i ka bërë thirrje KQZ-së që të marrë masa.

Apeli i Bardhit, i drejtohet dhe qytetarëve të Qarkut Tiranë, për të marrë pjesë në mënyrë masive në zgjedhje, për t’i dhënë fund sipas saj, problematikave që ata kanë me qeverisjen vendore.

"Fleta e votimit duhet të jetë e pastër. Pa ndonjë shenjë në të, që të cilësohet e vlefshme. Shkelje të rënda janë bërë, i bëjmë thirrje KQZ-së për të marrë masa.

Apeli që bëjmë ne është që qytetarët e qarkut të Tiranës, të dalin të votojnë pasivisht, që t’i rikthehet e drejta e tyre", u shpreh Silvi Bardhi.

DENONCIMI I ZËDHËNËSES PËR BASHKINË TIRANË SILVI BARDHI

Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit. Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e ndikuar votuesit.

Po ashtu, kemi informacion se drejtoresha e Veliajt, Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës tek Shkolla "Luigj Gurakuqi".

I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi.

Kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë.

Shkelje të rënda dhe këto, për të cilat KQZ duhet të marrë masa.

I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos ndikohen nga këto tentativa të Riindjes, opozita do teë ruajë çdo votë, do të garantojë vullnetin e lirë të çdo qytetari.

Dilni dhe votoni masivisht.

EMISIONET