Spahia: Qytetarët të vërshojnë drejt kutive të votimit, t’i kthejmë shkëlqimin Shkodrës

Kandidati për kryebashkiak i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia në një deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë masivisht për Shkodrën dhe Shqipërinë.

“I bëj thirrje qytetarëve tanë të vërshojnë drejt kutive të votimit dhe ta kthejnë në festë të madhe për Shkodrën dhe Shqipërinë.

Është një ditë ku shkodranët përmes votës së tyre t’i kthejnë shkëlqimin Shkodrës së artit dhe kulturës, larg krimit e korrupsionit.

I ftoj të dalin masivisht dhe të ushtrojnë të drejtën qytetare nëpërmjet votës. U bëj thirrje strukturave që kanë për detyrë të garantojnë të drejtën e votimit.

Qytetarët do të flasin me votën e tyre. Kemi pasur vonesë në hapjen e qendrave të votimit, por shpresoj ta rikuperojmë, shpresoj që interesi i qytetarëve të tregohet masivisht”, shprehet Bardh Spahia.

EMISIONET