Mesazhi i presidentit Begaj pas votimit: Këto zgjedhje janë të qytetarëve dhe jo partive politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 09:08
Presidenti Bajram Begaj apeloi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
"Ushtrova detyrën time. Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet, vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjnë ndryshimin".
Begaj përsëriti se këto votime nuk janë të partive politike por të qytetarëve dhe duhet t'u shërbejnë qytetarëve.
Deklaratat Begaj i bëri pas votimit së bashku me Zonjën e Parë.