Ju flet Moska
Titulli, jo rrallë i keqkuptuar, është përzgjedhur për të shprehur qëllimin e emisionit. Govorit Moskva! (“Ju flet Moska”), fjala hapëse e Radio Moskës, u bë në shekullin XX simbol i propagandës së rreme, i gënjeshtrës politike. Qëllimi i emisionit tim është pikërisht t’ u zbulojë gënjeshtrat me të cilat iu ushqen politika, media në shërbim të saj, si dhe gënjeshtrat e trashëguara historike. Emisioni trajton në mënyrë analitike një çështje të rëndësishme të ditës, ose jo të ditës, por të tillë që ka interes publik dhe kombëtar gjithsesi. Emisioni i pare u transmetua me 28 shtator 2017 dhe zgjat 10 minuta.
Nga e hëna në të premten ora 19:40.