Sotiraq Filo komenton incidentin në Kolonjë: Ngjarje e shëmtuar, të evitohen nga të gjitha partitë
Sotiraq Filo, i cili kërkon një tjetër mandat në krye të bashkisë së Korçës nën siglën e PS, u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.
Ai tha se procesi ka vijuar normalisht me disa probleme të vogla që lidhen me funksionimin e pajisjeve.
"Procesi ka vijuar normalisht me përjashtim të disa qendrave të votimit me problemtikat që janë hasur me pajisjet e verifikimit të ID. Ftoj qytetarët të votojnë masivisht".
Lidhur me ngjarjen e Kolonjës, Filo u shpreh se janë ngjarje të shëmtuara që nuk duhet të ndodhin.
"Është ngjarje e shëmtuar, ngjarje të tilla duhet të evitohen nga të gjitha forcat politike".