Edhe Subashi i mërzitur me komisionerët e Alibeajt: Votuesit janë kthyer mbrapsht
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Fier, Armando Subashi, shprehi shqetësimin për mungesën e komisionerëve të PD-së së Alibeaj, që sipas tij kanë krijuar pengesa dhe vonesa në procesin e votimit.
"Sot është një ditë e mirë, ditë e bukur dhe jam i bindur se çdo qytetar në Fier dhe gjithë Shqipërinë do të ushtrojë të drejtën e votës. Jam i bindur se sot në Fier do të kemi pjesëmarrje të kënaqshme. Më vjen pak keq se deri tani kam konstatuar disa probleme në disa QV ku për shkak të mungesës së komisionerëve të PD zyrtare në disa qendra ende nuk ka filluar votimi, në të tjera me vonesë. Kjo ka bërë që një numër zgjedhësish që kanë shkuar që në fillim për të votuar janë kthyer mbrapsht. Shpresojmë që në orët në vijim gjërat të rregullohen".