Skandal në Kamëz/ Gazetarja e Ora News dhe gazetarë të tjerë pengohen të raportojnë nga QV

Një qendër votimi në Kamëz, konkretisht ajo 1568/00 nuk ka lejuar gazetarët që të raportojnë nga aty.

Kanë qenë komisionerët e anëtaret e kësaj qendre që nuk kanë lejuar gazetarët në ambientet e qendrave edhe pse ata vetëm po raportin.

Kryekomisionerit i kësaj qendre madje ka debatuar me gazetaren e Ora News, Anxhela Celibashi, teksa ajo e ka qartësuar se është e drejta e saj për të raportuar.

Madje, ky kryekomisioner është treguar edhe arrogante dhe ka folur me tona të ashpra, ndërsa bashkë me Celibashin janë bllokuar edhe disa gazetarë të tjerë.

Mësohet se Vendim Dema ka qenë nënkryetar bashkie për disa vite në kohën që ishte Xhelal Mziu në krye të bashkisë së kamzës, ndërsa tani është i pozicionuar në krah të Alibeajt.

EMISIONET