Vazhdon pjesëmarrja e ulët, deri në orën 16:00 kanë votuar 32,19 % e qytetarëve
Vazhdon të jetë e ulët pjesëmarrja në zgjedhje lokale të 14 majit ku deri në orën 16:00 kanë votuar 32,19 për qind e qytetarëve.
Kjo shifër vjen sipas të dhënave përditësuara nga KQZ të cilët vijnë nga 2679 qendra votimi nga 5211 në total në vend.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 619193 nga 19236 50 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.
Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 në të njëjtën orë ishte 41,25 për qind rreth kësaj ore.