PS e denoncoi për blerje votash, Boçi: Janë shpifje, fushatën e kanë bazuar në akuza

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi u ka bërë thirrje qyterarëce të votojnë sa më shumë. Ai bëri tthirrje të votojne për një bashki më të mirë, për shërbime më të mira.

"Ju bëj thirrje të dilni masivisht në votime nëse doni një bashki me shërbime më të mira, me zhvillim ekonomik. Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkojnë sot i madh dhe i vogël, e kërkojnë qytetarët e Elbasanit. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin.

Dilni votoni sot , pasi fati i Elbasanit, familjeve tona, i qytetit dhe bashkisë, i fëmijëve tanë. Përsëris dhe njëherë thirrjen, dilni votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit, e fitores sonë për Elbasanin tonë për bashkinë që do ti përkasë pas kësaj dite qytetarëve," tha ai.

Ndërkohë për një denoncim nga PS për intimidim nga vetë ai dhe z. Noka, Boçi tha se janë shpifje.

"Ata e kanë bazuar fushatën në akuza. Jemi thirrur nga komisionerët tanë për shkak të trysnisë nga autoritete zyrtare bashkiake. Detyra jonë është të jemi në terren. Është shpifje nuk kemi trysnuar as kemi kërkuar votë," tha ai.

EMISIONET