Problemet me pajisjet dhe mungesën e numëruesve, Glover: Do flasim në fund, pasi të mbyllet procesi
Kryetarja e komisionit të vëzguesve të ODIHR Audrey Glover u shpreh sot Misioni do të presë fundin e procesit për të votimit për të dhënë vlerësime përkatëse në 14 maj.
Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se “kemi 200 vëzhgues ndërkombëtarë që vëzhgojnë sot. Ne do të vëzhgojmë të gjithë procesin deri në fund të tij dhe më pas do të bëjmë vlerësimet përkatëse. Deri tani situata është e qetë, ndoshta edhe për shkak të motit”.
Ajo nuk dha një vlerësim për faktin që koalicion “Bashkë Fitojmë” nuk do të ketë numërues në gjysmën e vendeve të numërimit të votave, duke thënë se në fund të procesit do të japë një vlerësim edhe për këtë rast.
Glover u shpreh gjithashtu se inspektimin e radhës do ta bëjnë në një nga qendrat e votimit ku zhvillohet votimi elektronik për të parë se si po ecën procesi.