Celibashi: 29 denoncime! 4 nga subjekte zgjedhore, 1 nga Komiteti i Helsinkit, 1 nga BF dhe 24 nga qytetarët
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije ecurinë e procesit të votimit duke treguar se ka pasur 29 denoncime. 4 vijnë nga 2 subjekte zgjedhore, 2 nga PS për kandidatin e koalicionit Bashkë-Fitojmë në Elbasan dhe Tiranë për thyerje të heshtjes zgjedhore nga 2 kandidatët.
Ka një denoncim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për parregullsi në shpërndarje materiale i përket orëve të para të fillimit të procesit të votimit.
"24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Bashki që në mënyrë të përmbledhur që janë përcaktuar si me probleme, në referim të përmbajtjes kryesisht lidhen me parregullsi gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e komisionerëve, korrupsion pasiv ose aktiv në procesin e votimit.
Në Dropull lidhet me procesin e votimit, në Peshkopi dhe Tiranë për intimidim të votuesve, postime elektorale në rrjete sociale. Këto janë natyra e denoncimeve dhe e fundit lidhet me votimin familjar. Ka denoncime mbi votim familjar në disa qendra votimit", tha Celibashi.