Vora voton në mënyrë elektronike, batuta e qytetarit: Më ka thënë gruaja shko voto atje dhe unë e zbatoj

Vora është një nga bashkitë ku procesi i votimit për zgjedhjet vendore po kryhet në mënyrë elektronike.

Vështirësitë nuk kanë munguar në nisje të procesit por jo për të gjithë.

Ky qytetar tha se e kishte fare të thjeshtë.

"Ne kemi votuar dhe vjet dhe afërsisht është e njëjta gjë. Për mua është shumë e lehtë" tha i për Ora Neës.

Dilema nuk kishte as për përzgjedhjen.

"Më ka thënë gruaja shko voto atje dhe unë e zbatoj".

I pyetur nga gazetarjaNertila Dosti se çfarë pret nga këto zgjedhje, ai tha:

"Vora është në proces rindërtimi pas tërmetit dhe presim që këto të përfundojnë. Kryetari i ardhshëm që do ta marrë bashkinë do ta çojë procesin përpara".

zgjedhjet e 14 majit shqiperia voton

EMISIONET