"Mos përsërisni gabimin!" Berisha thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër arkivojmë monizmin e shëmtuar

Ish-kryeministri dhe kreu i demokratëve Sali Berisha i ftoi qytetarët që tu prijë mençuria dhe të dalin masivisht në votime.

Ai u bëri thirrje të mos përsërin gabimin.

"Qytetarët të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata që u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi të mos harrojnë se kjo është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime. Ai që ka frikë votën ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh. Ndaj dhe le tu prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit, nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar në Shqipëri. Kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare".

Berisha komentoi edhe problemet me pajisjet elektronike në Qendrat e Votimit.

"Mos përsërisni gabimin!" Berisha thirrje qytetarëve

"Ka disa problematika që duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur në një % jo të vogël mosfunksionim. Do të dëgjoni në darkë që do të thonë na ndërhynë hakerat iranianën por janë hakerat qeveritarë që ndërhyjnë. Së dyti ka disa qerndra në rrethe, si Durrës ku peshkaqeni famoz Roni Shqopa dhe disa drejtorë dhe përgjegjësa të njësisë administrative kanë dashur të bëjnë xhandarin në QV por janë përzënë. Një gjë tjetër është se nëse i bini numrit të policisë nuk përgjigjet, ka marrë pushim sot policia".

zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET