Kim nxjerr bejxhin dhe i bën thirrje shqiptarëve: Ushtroni të drejtën themelore demokratike përmes votës

Kim nxjerr bejxhin dhe i bën thirrje shqiptarëve: Ushtroni të

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim shpreson që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike përmes votës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foton e “bexhit” të saj si vëzhguese në zgjedhjet e 14 Majit në vend, Kim thekson se “është thelbësore të respektohen ligjet për zgjedhjet, ku përfshihet edhe shit-blerja e votës”.

Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, tha Kim.

Kim nxjerr bejxhin dhe i bën thirrje shqiptarëve: Ushtroni të

EMISIONET