"Ku dhe kë kanë kërcënuar apo intimiduar?!" Jorgo Goro mohon akuzat e Dules
Kandidati i PS-së për bashkinë Himarë, Jorgo Goro, ka hedhur poshtë akuzat e Vangjel Dules se bashkëshortja e tij dhe familjarë po intimidojnë votuesit.
"Nuk ka një gjë të tillë. Vangjel Dule duhet ta na e thotë me fakte se ku dhe kë kanë kërcënuar apo intimiduar për të votuar për këdo. Në Qendrat e Votimit të Himarës ka qetësi dhe njerëzit po votojnë" tha ai.
Më herët, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u shpreh i sigurt për fitoren e Fredi Belerit në Himarë, pavarësisht se ai ndodhet në burg me akuzën për blerje votash.
Në një prononcim për mediat ai tha se nga nesër do të nisë një periudhë e re për bashkinë e Himarës, ndërkohë që denoncoi mungesën e pranisë së policisë në qendrat e votimit.
Sipas Dules në një prej qendrave të votimit ndodhet edhe bashkëshortja e kandidatit të PS-së Jorgo Goro.