Nuk punon pajisja e identifikimit, s’ka ende votime te “Petro Nini”. KQZ: Procesi nis pas 3 orësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 07:44
Ndonëse votimi duhet të kishte nisur në orën 07:00, sipas Kodit Zgjedhor, probleme në Qendrën e Votimit, e vendosur në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Mësohet se në këtë qendër votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.
Pas raportimeve, KQZ njoftoi qendrën në fjalë se votimi do të hapej pas 3 orësh.
Kujtojmë se sot mbahen votimet ne 61 bashki, ku do të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.