Në Vlorë vota fotografohet e hidhet në rrjete sociale

Në Vlorë vota fotografohet e hidhet në rrjete sociale

PD ka denoncuar sot publikimin e votës në fletën e votimit në rrjete sociale. Sipas denoncimit, foto është bërë në Vlorë.

"Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në Facebook, qytetari ka treguar publikisht votën për PS.

Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre.

PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor," thuhet në njoftimin e PD.

 

EMISIONET