Moti i keq bllokon detin në Sarandë, Ksamil dhe Borsh/ Ndalohen të gjitha mjetet lundruese

Moti i keq bllokon detin në Sarandë, Ksamil dhe Borsh/ Ndalohen

Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe detare ka sjellë ndalimin e përkohshëm të lundrimit në zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Kapiteneria e Portit Sarandë ka urdhëruar që të gjitha mjetet lundruese të mos dalin në det deri në përmirësimin e situatës.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë për shkak të erërave me intensitet të lartë dhe dallgëzimit mbi parametrat e sigurisë për lundrim.

Masa prek të gjitha kategoritë e mjeteve lundruese, duke përfshirë peshkarexhat, mjetet turistike, skafet dhe mjetet e vogla detare.

Urdhri ka hyrë në fuqi më 23 gusht 2025, në orën 06:00 dhe do të vijojë deri në një njoftim të ri nga Kapiteneria e Portit Sarandë, pas stabilizimit të kushteve të detit.

Autoritetet u kanë kërkuar pronarëve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese të respektojnë ndalimin, pasi dalja në det gjatë kësaj periudhe paraqet rrezik për sigurinë e personave dhe përbën shkelje të rregullave në fuqi.

 

EMISIONET