Vajza e Charlie Sheen mohon jetën luksoze me paratë e të atit: Nuk më ka dhënë asnjë cent prej vitesh

Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar ndaj zërave se stili i saj luksoz i jetesës financohet nga babai i saj.
Përmes një videoje të publikuar në TikTok, 22-vjeçarja hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar se prej vitesh përballon vetë të gjitha shpenzimet dhe nuk ka marrë mbështetje financiare nga Charlie Sheen.
“Nëse do të kisha paratë e babait tim, do ta pranoja pa problem. Por këto komente më bezdisin, sepse ai nuk më ka dhënë asnjë cent prej më shumë se katër vitesh”, u shpreh Sami.
Ajo tregoi edhe një episod nga një prej bisedave të fundit me të atin, ku sipas saj mësoi se Charlie Sheen i kishte blerë motrës së saj një makinë. Sami tha se më pas i kishte kërkuar me shaka një kalë me të njëjtën vlerë, por kjo ishte edhe hera e fundit që kishte komunikuar me aktorin.
Influencuesja mohoi gjithashtu thashethemet se babai i saj i kishte blerë një shtëpi pranë plazhit, duke theksuar se mënyrën e jetesës e financon vetë.
Ajo përmendi me humor edhe të ardhurat që siguron përmes platformës OnlyFans, duke sqaruar se nuk varet financiarisht nga pasuria e familjes.
Marrëdhënia mes Sami Sheen dhe Charlie Sheen ka qenë prej kohësh e ndërlikuar, me periudha të gjata pa komunikim mes tyre. Megjithatë, aktori ka deklaruar më herët se shpreson për një përmirësim të marrëdhënies me vajzën e tij.


