Personat e paautorizuar në Qendrën e Votimit rikthejnë policinë te shkolla në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 14:53
Prania e personave të paautorizuar brenda Qendrës së Votimit riktheu për herë të dytë policinë e Durrësit në shkollën “Neim Babameto”.
Efektivët ndërhynë brenda ambjenteve për largimin e tyre.
Më herët edhe komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri thirrje që çdo person që ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar duhet të largohet menjëherë nga Qendrat e Votimit.