Pajisjet e identifikimit nuk punojnë, KQZ merr vendimin: Procesi do të vijojë manualisht

Pajisjet e identifikimit nuk punojnë, KQZ merr vendimin: Procesi do të

Pajisjet PEI, të cilat bëjnë identifikimin e votuesve në mënyrë elektronike, nuk kanë funksionuar optimalisht.

Përpos investimeve miliona eurosh që janë bërë nga institucionet për t’u arritur në një proces të thjeshtë dhe të shpejtë, kjo metodë nuk ka gjetur vendin e saj në qendrat e votimit, duke qenë se që në orët e para të mëngjesit, qytetarët kanë hasur probleme për t’u identifikuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas tre orësh, i është rikthyer metodës tradicionale, ku identifikimi do të bëhet në mënyrë manuale.

Pajisjet e identifikimit nuk punojnë, KQZ merr vendimin: Procesi do të

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi firmos urdhrin që të vazhdohet procesi votimit në Qendrat e Votimit ku nuk punon pajisja PEI, ku gjithçka do të kryhet manualisht.

"Në të gjitha qendrat e votimit nëse nuk funksionon pajisja elektronike e identifikimit PEI të zgjedhësve, KQV-të të fillojnë procesin e identifikimit të votuesve me listën e printuar të dërguar nga KZAZ-ja", thuhet në urdhrin e KQZ-së.

Ishte Sekretari për Çështjet Ligjore në PS Eridian Salianji i cili i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa të menjëhershme për vijimin e votimit pa përdorimin e pajisjes PEi.

“Të nderuar Anëtar të Komisionit Rregullator, I nderuar Z.Komisioner, Sot në datë 14 maj 2023, në orën 07.00 ka filluar procesi I votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dt. 14 maj 2023.

Që prej asaj ore, ashtu si dhe ju jeni, dijeni, në të gjitha qarqet ku po zhvillohet votimet, hasur problematika të shumta të funksionimin e pajisjes së Identifikimit Elektronik, e cila ka çuar të bllokimin e procesit të votimit në këto qëndra votimi.

Për sa më sipër, bazuar në Kodin Zgjedhor, kërkojmë nga na Juaj, marrjen e masave të menjëhershme për vijimin e votimit në këto qendra votimi ku pajisja PEi nuk funksionon, duke urdhëruar fillimin e menjëhershëm të votimit”, deklaroi Eridian Salianji.

Pajisjet e identifikimit nuk punojnë, KQZ merr vendimin: Procesi do të

EMISIONET