Celibashi bën përmbledhje pas procesit të votimit: Patëm pezullim në 40 QV dhe votim në grup në 30 QV

Celibashi bën përmbledhje pas procesit të votimit: Patëm

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaroi me detaje problematikat që janë hasur gjatë procesit të votimit në të gjithë territorin.

“Kemi konstatuar se në 11% të qv janë hasur vështirësi në gjetjen e qendrës së votimit. Kemi konstatuar që në 62 qv nga 5213 ka pasur shkelje për materiale propagandistike në një distancë prej 150 metra.

Për procesin e votimit, kemi pasur pezullim në 40 qv. Është numër shumë i vogël se sa është propaganduar dhe është paraqitur si shqetësim. Për 30 qv është raportuar votim në grup, në 4 raste kemi marrë raportim për votim jashtë dhomës së fshehtësisë. Në 10% është përdorur lista në mënyrë manuale. Në 2 qv të bashkive që është votuar përmes sistemit elektronik është përdorur vetëm 1 nga 2 makinat dhe në të gjithë të tjerat procesi i votimit elektronik ka vijuar shumë mirë”, tha Celibashi.

 

EMISIONET