PS denoncon Këlliçin: Shkeli nenin e Kodit zgjedhor, bëri apel qytetarëve me premtime elektorale gjatë fushatës
Partia Socialiste ka denoncuar kandidatin e ‘BF’, Belind Këlliçin pasi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor. Në deklaratën e tij për media, Këlliçi ka lidhur apelin për qytetarët me premtimet elektorale gjatë fushatës.
Kujtojmë se Këlliçi pak më parë u ka bërë apel qytetarëve të votojnë nëse duan autobusë falas apo ulje te taksave.
“Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim.”- tha Belind Këlliçi më herët.