Kandidatja e BF për bashkinë Korçë thirrje administratës: Mos bëni presion mbi votuesit, lërini të lirë
Kandidatja e koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Korçës, Ledina Alolli, u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos intimidojnë votuesit.
"Sot eshte nje dite e rendesishme per te gjithe votuesit, dite qe tregon te ardhmen e qytetit dhe bashkise. Ftoj bashkeqytetaret e mi te votojne per te ardhmen e femijeve te tyre. Kam informacione te ndryshme kryesisht ne lagjen 17, me sinjalizojne qe punonjes te administrates po intimidojne votuesit. Ju bej thirrje të mos bejne presion, ti lene te lire. Ka patur probleme edhe me pajisjet elektronike. Gjithe administrata ka dale ne terren, njerezit duhet te votojne".
Sa i takon zhvillimeve në Kolonjë, ajo tha se nuk ka informacion.