“Po përzënë votuesit”, Tritan Shehu: Po dëmtohet procesi i votimit në Memaliaj, Dropull dhe…

“Po përzënë votuesit”, Tritan Shehu: Po dëmtohet

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka bërë sot një denoncim, ndërsa pohoi se në Mamaliaj po dëmtohet procesi i votimit, po ashtu dhe në Dropull.

Ai ka pohuar se në shumë qendra nuk punon pajisja e identifikimit elektronik. Kujtojmë se sot qytetarët do të zgjedhin 61 kryebashkiakët e rinj.

"Po demtohet ne Memaliaj procesi i votimit! Edhe ne Dropull! Duke i “perzene” votuesit!

Pajisjet teknike nuk funksionojne ne Levan, Kalivac, Maricaj dhe ne tre qendra ne Qytetet te Memaliajt. Si dhe ne Pogon, Catiste, Goranxi te Dropullit! Nuk ka asnje asistence teknike!

Kerkohet te pritet tre ore, perpara se te ndryshoje menyra e identifikimit te votuesve. Kohe e mjaftueshme kjo per te “perzene” votuesit qe po presin!

I bej thirje KQZ te vendose menjehere normalitetin ne votim! I bej thirje votuesve te nderuar: —Te qendrojne per te votuar, te mos largohen pa votuar! Kjo eshte ne interesin e tyre, te Memaliajt, Dropullit, te te gjitheve e kudo!", shprehet Shehu.

EMISIONET