Tre orë para kryeministrisë, të hënën te parlamenti/ Premtimi i Berishës: PD në qeverisje dyfishon pagat
Sali Berisha thirri në protestë opozitën para të cilëve shpalli nisjen e "revolucionit demokratik", i cili thotë se do të përfundojë me largimin e Edi Ramës.
Poshtë zyrës së kreut të qeverisë, Kryeministrit i kërkoi të largohet.
"Ditën e madhe të siparit të revolucionit demokratik. Është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre."
Çështjen “McGonigal”, zbulimi i të cilës i nxori në shesh, Berisha e cilësoi "Watergate" të shekullit 21.
"Korruptoi dhe përdori si vrasës me pagesë kundër opozitës perndimore të Shqipërisë dhe pluralizmit politik".
SHBA dhe BE i bëri thirrje të hetojnë se çfarë ndodhi me opozitën shqiptare.
"Jemi sot më të fuqishëm se e duam me gjithë zemër Shqipërinë."
Edi Ramën e quajti kryeministrin më të korruptuar në botë dhe rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.
"Largohu, nisu aty ku e ke vendin, te shtylla e turpit në banesën e tradhëtarëve!"
Sali Berisha u zotua se pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, do të amnistohen të gjitha detyrimet që do të krijohen gjatë qeverisjes Rama.
Premtoi se vendimi i parë do të jetë dyfishimi i rrogave.
"Pas përmbysjes së këtij regjimi me votën e lirë të shqiptarëve do të jetë dyfishimi i rrogave, minimumi jetik për çdo shqiptar aq sa është rroga minimale. Do të jetë përgjysmimi i sigurimeve shoqërore për fermerët dhe subvencion për çdo prodhim të tyre, do të jetë rikthimi i çmimit të energjisë në 7 lekë për famijarët dhe 6 lekë për bizneset, do të jetë përgjysmimi i taksave për naftën."
Kryedemokrati Berisha, shqiptarët i ftoi ti bashkohen të hënën para parlamentit.
"Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit! Revolucioni vazhdon!"
Pasi zbriti nga podiumi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Sali Berisha shënjoi me ndalesa ato që i quajti institucionet e krimit e korrupsionit, sipas praktikës së paralajmëruar Name and Shame.
"Kjo ndërtesë është shndërruar në simbolin e të keqes."
Protesta mbaroi me rikthimin në selinë e Partisë Demokratike.
Të gjitha zhvillimet rreth protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë, 11 shkurt 2023
Ora 19:24- Protesta e opozitës në Tiranë, jehonë edhe në mediet ndërkombëtare
Ora 17:06- Shoqërimet e protestuesve, Baçi: Presion që mos të marrin pjesë në protestat e ardhshme
Ora 16:48- Grimci: Protesta ishte madhështore, arriti qëllimin e saj
Ora 15:39- Tymuese e shtyrje me policët, shoqërohen tre protestues
Ora 15:51- "Do të respektojmë zinë nëse…", Berisha pas protestës: Rama e mori mesazhin
Ora 13:57- Berisha “shtyn” revolucionin: Të hënën të gjithë bashkohemi para parlamentit
Ora 13:38- Berisha: Edi Rama ka kryer të gjitha tradhtitë e mundshme, jep dorëheqjen dhe largohu!
Ora 13:25- Meta nga sheshi: Të gjithë shqiptarët sot protestojnë kundër pushtetit të Ramës
Ora 13:19- Mjeku: Rama 2 m i gjatë, por është sa një mushkonjë që po iu pi gjakun shqiptarëve
Ora 13:07- Bumçi: Çfarë ka ndodhur në Shqipëri që të largohemi si sirianët? Ka qeverisur Edi Rama
Ora 12:50- Edhe "Zëri i Amerikës" transmeton LIVE protestën e Opozitës
Ora 12:46- Berisha në Facebook për protestën: Cunam! Cunam! Cunam!
Ora 12:31- Shkëlzen Berisha mbërrin në protestën e PD
Ora 12:30- Pas Berishës, del edhe Meta: Ky është një tubim pa kthim, asgjë nuk e shpëton Edi Ramën
Ora 12:25- Berisha niset nga selia blu për t’iu bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë
Ora 12:21- Kryemadhi: Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën. Mënyra se si largohet ai është e ndryshme
Ora 12:06- Shqipëria në Tiranë, Boçi: Protesta po shkon sipas pritshmërive tona
Ora 11:00- VIDEOLAJM/ Qytetari hip tek "Skënderbeu" e bën thirrje: Liri, Demokraci
Ora 10:14- Berisha mbërrin në selinë e PD-së, simpatizantët e shoqërojnë me flamuj në duar
Ora 09:42 -"Shqipëria po marshon drejt Tiranës!"/ Berisha: Rroftë revolucioni!