Grimci: Protesta ishte madhështore, arriti qëllimin e saj

Kreu i PD ka deklaruar se ado të jetë revolucionajo që do të presë Shqipëria.

Kryetarja e degës nr. 9 Eda Grimci në një intervitsë për RTV Ora me gazetaren Lili Saraçi  tha se protesta ia arriti qëllimit.

Grimci thotë se "Shqiptarët nuk do t'ia lënë në dorë Ramës të ardhmen e tyre" dhe se "Edi Rama i trajton shqiptarët si lodra, kjo është linja që ka pasur me shqiptarët është një person që e ka çuar gjendjen e shqiptarëve në një pasqyrë të thyer në mijëra copa". 

Eda Grimci: Protesta ia arriti qëllimit, ishte madhështore. Disa media mundoheshin ta jepnin protestn në fillimet e në fundin e saj për të mos thënë se ishte madhështore por në fakt ishte madhështore. Tirana kishte dalë në shesh, Tirana ju përgjigj protestës. Në shesh ka pasur protestues nga e gjithë Shqipëria por duke qenë se nuk është e kollajt të ushtrosh takime të tillë. Në këtë protestë ju çorr maska edi Ramës. Ishte një protestë e thirrur nga opozita pasi të gjitha pikëpyetjet u verifikuan. Edi Rama i trajton shqiptarët si lodra, kjo është linja që ka pasur me shqiptarët është një person që e ka çuar gjendjen e shqiptarëve në një pasqyrë të thyer në mijëra copa.  Shqiptarët nuk do t'ia lënë në dorë Ramës të ardhmen e tyre.

A ka opozita skenar si do të vijojë me protestat?

Eda Grimci: Protestat nuk duan skenar, duan mesazh. Opozita me protestën që organizoi do reforma do ndrsyhim. Sot protesta ëshët transmetuar dhe nga zëri i Amerikës, jam e bindur që shumë shpejt dhe drejtësia amerikane do të flasë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET