Eb*la/ Kanadaja u ndalon hyrjen të huajve që kanë vizituar së fundmi Kongon

Eb*la/ Kanadaja u ndalon hyrjen të huajve që kanë vizituar

Qeveria kanadeze ka njoftuar vendosjen e një mase të përkohshme për të parandaluar përhapjen e epidemisë së Ebolës, duke ndaluar hyrjen për të gjithë shtetasit e huaj që kanë vizituar Republikën Demokratike të Kongos në 21 ditët e fundit.

Mediat e huaja raportojnë se, masa pritet të hyjë zyrtarisht në fuqi duke filluar nga mesnata e së hënës, më 20 korrik. Ndalimi nuk vlen për qytetarët kanadezë ose banorët e përhershëm. Ata do të vazhdojnë të karantinohen për 21 ditë pas mbërritjes nëse kanë qenë në Republikën Demokratike të Kongos, Ugandë ose Sudanin e Jugut në 21 ditët e mëparshme.

Agjencia tha se masat po zbatohen si masë paraprake, duke pasur parasysh se rreziku është i ulët. Deri më tani, në Kanada nuk janë raportuar raste të sëmundjes të lidhura me udhëtimin në Afrikë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bazuar në të dhënat në dispozicion të saj që nga 15 korriku, në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar gjithsej 2,124 raste të Ebolës dhe 828 prej këtyre pacientëve kanë vdekur.

EMISIONET