"Rama përbindësh që nuk dëgjon as ndërkombëtarët" Baçi: Nëse largohet i bën nder vendit

Debutet i PD-së, Luan Baçi në një intervistë për Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari tha se protestat nuk do të ndalen "në asnjë minutë e asnjë sekond derisa e drejta të vejë në vend dhe Rama të marrë përgjigjen e merituar që do t'ia japin qytetarët shqiptarë me votë".

Poll

Luan Baçi: Nuk kemi për të ndaluar në asnjë minutë e asnjë sekond derisa e drejta të vejë në vend dhe Rama të marrë përgjigjen e merituar që do t'ia japin qytetarët shqiptarë me votë. Para se të vemi te vota do të jetë e pandërprerë lufta jonë me protesta të shumta derisa Rama të detyrohet të largohet dhe të ketë zgjedhje të ndershme, të barabara në garë.

A është largimi  Ramës që e zgjidh këtë problem?

Luan Baçi: Nëse Rama do të kishte përgjegjshmërinë më të vogël do ti bënte nder të madh vendit të largohej nga skena politike të jepte dorëheqjen. Tashmë dhe ndërkombëtarët e ambasadorët janë ndërgjegjësuar e bindur se kanë mbështetur një njeri jonormal, madje të kthyer në një përbindësh që nuk i dëgjlon më. Mund ta ndalojnë vetëm qytetarët shqiptarë, nuk e ndalon dot kush më atë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET