Berisha e mbyll protestën para PS-së: Rama e ka kthyer këtë ndërtesë në simbolin e së keqes

Pas një “pelegrinazhi” në disa institucione të vendit, kreu i PD-së dhe protestuesit e opozitës është ndalur para Partisë Socialiste.

Ai ka mbajtur një fjalim aty, ndërsa përballë tij janë vendosur edhe forca të shumta të policisë për të shmangur mundësinë e një përplasjeje fizike.

Berisha tha se kjo ndërtesë i përket popullit shqiptar, ndërsa sot është kthyer në simbolin e të keqes e kryesuar nga Edi Rama.

Berisha: Kjo ndërtesë i përket popullit shqiptar, i kërkoj se aq sa respekt kanë për votën e tjetrit, aq ka Sali Berisha respekt për ta. Është kthyer në simbolin e të keqes i kryesuar nga Edi Rama. Ai u ka shkaktuar shqiptarëve dramën më të madhe, ka përzënë nga vendi 937 mijë demokratë, pa parti, socialistë, të gjitha bindjeve. Edi Rama në piramidën e krimit dhe të drogës nuk është i vetëm. Ai që kryeson grupin e tyre është trafikant i shpifur dhe i turpshëm.

Ai merrej në Rumani duke u nxjerrë viza prostitutave rumune. Ata nuk mbrojnë interesa të socialistëve, po vetëm interesa kriminale të familjeve të tyre. Merr Gjiknurin, Gjiknur gurunë. O socialistë të ndershëm nëse Alda Klosit iu gjetën 700 mijë euro në dyshekë, kam Damianin tuaj, i kanë humbur 6 milionë euro bashkë me të nënës së tij, ku i mori ai ato? Ia mbylli Edi Rama. Vendi i tij është në burg.

Berisha në fund të fjalës së tij tha se protesta dhe revolucioni do të vazhdojë të hënën në orën 17:00 para Kuvendit ku ka seancë plenare.

EMISIONET