Berisha: Edi Rama ka kryer të gjitha tradhtitë e mundshme, jep dorëheqjen dhe largohu!

Nga protesta e opozitë në bulevard, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama ka kryer të gjitha tradhtitë që mund të kryejë dikush.

Ai tha se pikërisht për këtë Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë aty ku e ka vendin, në shtyllën e turpit të shqiptarëve.

Berisha: Edi Rama, ka kryer të gjitha tradhtitë që mund të kryejë dikush, në kodin tonë është më e ulët tradhtia ndaj mikut dhe që ndëshkohet më rëndë, ndaj dhe nga shesh të kërkoj që të japësh dorëheqjen dhe të nisesh aty ku e ke vendin, në shtyllën e turpit. Revolucioni ynë do të fitojë. Sot Shqipëria shihet si një vend ku mafia patron paratë e krimit.

Edi Rama ti je një rrezik madhor për Shqipërinë rajonin dhe më gjerë. Jep dorëheqjen dhe largohu, sepse revolucioni ynë nuk ndalet deri në largimin tonë. Sot Shqipëria njihet për atë kryeministrin me atlete të bardha që flet me fjalor të ndyrë në mbledhjet ndërkombëtare. Jep dorëheqjen, ik largohu!

EMISIONET