Alimehmeti: Jemi përballë një kanceri korrupsioni, kemi vendosur të përballemi me këtë sëmundje

Në fjalën e tij nga protesta e opozitës në bulevard, doktor Alimehmeti u shpreh se vendi është përballë një kanceri korrupsioni.

Ai tha se kemi dy mundësi: të qëndrojmë dhe të përballemi duke u mbështetur në rrënjët tona, ose të shpërndahemi.

Alimehmeti: Ne jemi sot këtu se nuk ka vend më të ftohtë se zemra e këtyre, e dimë se nuk ka asgjë aty. Ata të ftohtin dhe sëmundjet i kanë për ne. Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni, ka shkuar edhe ndërkombëtarisht. Jemi bënë përballë një hemorragjie shpopullimi. Kemi një sistemi gjyqësor shurdh. Ne kemi dy mundësi: të qëndrojmë dhe të përballemi duke u mbështetur në rrënjët tona, ose të shpërndahemi.

Ne kemi vendosur që të qëndrojmë dhe të përballemi e të largojmë ata që janë shakatarët e gjithë këtyre sëmundjeve. E kemi marrë në dorë vetë fatin e shqipërime. Tashmë me pranverën do të vijë fitorja për Tiranën dhe Shqipërinë.

EMISIONET