"Do të respektojmë zinë nëse…", Berisha pas protestës: Rama e mori mesazhin
Teksa la selinë blu, Sali Berisha tha për gazetarët se protesta e sotme e opozitës i përcolli mesazhin Edi Ramës.
"Marshimi ishte një sinjal, një mesazh të cilin ai e ka marrë shumë mirë".
Kryetari i PD-së u la takim mbështetësve të hënën në 17 para parlamentit.
Por Edi Rama më herët e ka shpallur të hënën ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.
Berisha tha se kjo nuk duhet të pengojë punimet e Kuvendit, por theksoi se nëse është vendosur që nuk do të ketë seancë plenare do të respektojë zinë.
"Nëse nuk ka parlament, unë nuk kuptoj pse nuk duhet të ketë parlament pse ka ditë zie. Ulet flamuri dhe ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, nuk ndërpriten aktivitetet politike. Por nëse vendoset, ne do të respektojmë zinë".