Mjeku: Rama 2 m i gjatë, por është sa një mushkonjë që po iu pi gjakun shqiptarëve
Erges Eskiu është një prej të rinjve që folën në foltoren e PD, gjatë protestës.
Me profesion mjek ai u shpreh se qeveria tentoi të kthente monizmin, të shkatëronte opozitën.
PS është humbëse nëse emigrantët votojnë, tha ai.
Tentuan të kthenin monizmin, tentuan të shkatërronin opozitën, tentuan të na vrisnin, por nuk ia dolën sepse ne demokratët jemi kockë e fortë. I bëmë ballë etërve të tyre, nuk i kemi gjë këta sot. Kush ka menduar se Edi Rama është trim, ua them me pastërti se është frikacak.
Është 2 m i gjatë, por është sa një mushkonjë që po iu pi gjakun shqiptarëve. le ta çelim sot pranverën të nderuar demokratë. Ka 15 ditë dhe vetëm fshihet sepse e di që është në hetim. Sot ai normalisht është larguar sepse frika e parë është të ketë 100 mijë veta në shesh që i thonë Rama ik.
Kush ka menduar se është trim, e ka gabim. Ai sot më shumë ka frikë prej vetes së vet.
E mbani mend në komision përballë deputetit Këlliçi, ai pranoi se kishte shkelur ligjin dhe prandaj fshihet sot se ka frikë se truri nuk do e kontrollojë gjuhën dhe nga goja e tij do dalin fjalë që do e rëndojnë më tepër situatën e tij. Rama ik! Një mashtrim i madh është thënë këto 32 vite se ky popull është i majtë.
Ramiz Alia dëboi 500 mijë shqiptarë dhe iu tha bashkëpunëtorëve lërini të ikin se nëse i mbajmë i kemi kundër. Edi Rama ka larguar 770 mijë shqiptarë.
PS është humbëse nëse emigrantët votojnë. Ne do e popullojmë sërish këtë vend me shqiptarë të mos mbeten nënat dhe baballarët pa fëmijët e tyre.
Ne jemi për familjen dhe do e bashkojmë sërish familjen dhe Edi Ramën do e fusim në burg”, deklaroi ai.