"Shqipëria po marshon drejt Tiranës!"/ Berisha: Rroftë revolucioni!

"Shqipëria po marshon drejt Tiranës!"/ Berisha: Rroftë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar protestën që mbahet sot në Tiranë nga opozita si “revolucion demokratik” dhe ka shprehur besimin e plotë për një mbështetje të gjërë popullore.

Në mesazhin e dhënë para pak minutash në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, Berisha shkruan:

“Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”

Opozita e organizon protestën me moton “Shqipërisë i dalim zot”. Ajo do të mbahet në sheshin përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”në orën 12:00.

EMISIONET