Kamza në shesh, Kandidati i PD-së: Protesta kundër kësaj qeverie e vonuar. Rama i ka orët e numëruara!
Nga sheshi “Skënderbej”, Arjan Hoxha, kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Kamzës pohoi pak para protestës se kjo qeveri i ka orët e numëruara.
Ai pohoi për “Ora News” se Rama është demon i këtij pushteti dhe se protesta për largimin e tij është e vonuar.
“Kamza dhe Paskuqani të gjithë në protestë. Asnjëhetrë nuk është vonë për të protestuar, sepse edhe kjo protestë për mendimin tim është e vonuar.
Rama është demon i pushtetit. Kjo qeveri i ka orët e numëruara. Qytetarët do i japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie.”, tha kandidat i Partisë Demokratike Arjan Hoxha, në një prononcim për gazetarin Edison Vatnikaj.