Shoqërimet e protestuesve, Baçi: Presion që mos të marrin pjesë në protestat e ardhshme
Shoqërimet në polici të protestuesve deputeti Luan Baçi i konsideroi presion për të demotivuar qytetarët që të marrin pjesë në protestat e ardhshme të opozitës.
Kjo e sotmja ishte vetëm nisja e një vale protestash tha Baçi teksa foli nga komisariati numër 2, duke shtuar se me avokaten Adriana Kalaja po ndjekin çdo rast shoqërimi.
Baçi: Përsëri policia gjen shkaqe, sebepe për të bërë ndalesa dhe për të frikësuar protestuesit, qytetarët se e dinë mirë që kjo ishte protesta e parë, sipari i protestave, do të ketë një valë protestash të pandalshme. Këtë e bëjnë si shantazh dhe presion ndaj qytetarëve dhe protestuesve duke i ndaluar dhe pa shkak fare për tu dhënë mesazh që mos të jenë pjesëmarrës në protestat e tjera të radhës. Ne do vazhdojmë procedurat, do jemi në ndjekje të rasteve me avokaten Kalaja.