Meta nga sheshi: Të gjithë shqiptarët sot protestojnë kundër pushtetit të Ramës
Nga protesta e opozitë në bulevard, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se shqiptarët protestojnë sot kundër pushteti të Ramës.
Ai tha se në shesh janë nga të rinjtë, biznesmenët e fermerët, deri tek pensionistët që nuk paguajnë dot dritat e ujin.
Meta: Shqiptarët protestojnë sot për tu dhënë fund dramave familjare, ku prindërit ulin sytë para fëmijëve sepse nuk u plotësojnë dot kërkesat. Në këto ditë të ftohta kemi pasur shkolla pa ngrohja. Ky është rezultat i Ramaformës. T’i japim fund braktisjes së bujqësisë, sepse për qeverinë i vetmi sukses është importi i bananeve të Kolumbisë që janë rritur me 60 herë.
Sot këtu janë të gjithë të rinjtë dhe të rejat që nuk shohin asnjë mundësi me këtë qeveri. Janë sot me ne të gjithë pensionistët që nuk blejnë dot ushqimet dhe gazetën në mëngjes. Janë të gjithë biznesmenët e ndershëm që kanë falimentuar apo po rezistojnë, për shkak të taksave të larta të qeverisë apo bashkisë.