Policia në këmbë dhe tarraca/ Protestuesit do mblidhen në sheshin “Skëndërbej” e “Nënë Tereza”, më pas…
Zbardhet skenari se si do të organizohet protesta e sotme e opozitës.
Protestuesit mësohet se do të ndahen në disa pika të kryeqytetit ku një pjesë tyre do të mblidhet në sheshin “Skënderbej” dhe një pjesë te Nënë Tereza.
Ndërkohë që pas daljes nga zyra e tij, kryedemokrati Sali Berisha do të marshojë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” bashkë me demokratët e pranishëm në oborrinë e selisë së PD-së, duke iu bashkangjitur turmës dhe më pas do të stacionohen para Kryeministrisë, ku do të të nisë zyrtarisht dhe protesta.
Ndërkaq, ashtu si protestuesit edhe policia është e shpërndarë në të gjitha pikat kyçe që lidhin rrugët e Tiranës me bulevardin.
Po ashtu sië ndodh në raste të tilla, grupe efektivësh janë dislokuar në tarracat e godinave përgjatë bulevardit dhe Kryeministrisë ku po monitorojnë me imtësi ëdo lëvizje apo grumbullim të njerëzve.