Pas Berishës, del edhe Meta: Ky është një tubim pa kthim, asgjë nuk e shpëton Edi Ramën

Është nisur drejt protestës së opozitës edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cila do të mbahet para kryeministrisë.

Meta tha se ky është një tubim pa kthim dhe se asgjë nuk do të mundë ta shpëtojë kryeministrin Rama nga largimi.

Meta: Ai ka rrëzuar veten dhe e di që është fajtor. Është një tubim pa kthim, është një ndryshim që do të ndodhë në çdo shtëpi që Rama të mos dëbojë shqiptarët, por të ikë një orë e më parë nga kryeministria. Të gjithë të dëgjojmë zërin e popullit.  

EMISIONET