Berisha: Rama kryeministri më i korruptuar, organizoi atentatin e dështuar me një mjeran të paguar

Berisha: Rama kryeministri më i korruptuar, organizoi atentatin e

Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij tha se Rama është kthyer në kreun e një narkoshteti, që ka vjedhur votën, pasurinë e qytetarëve e organizoi atentatin e dështuar me nëj mjeran të paguar.

Sali Berisha: Qytetarë dhe qytetare mirëserdhët në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik. Kudo që jeni, në Shqipëri, Kosovë Europë, SHBA që keni pritur me padurim këtë ditë të madhe të revolucionit demokratik të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri.

Do ta nis fjalën time me një shprehje të George Orwell: Është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre. Ndaj dhe sot, ditën e siparit të revolucionit për përmbysjen e monizmit të themi të vërtetat tona. Pra qëllimi themelor i këtij revolcioni që nis sot, është të mbrojmë të vërtetat. Por jo vetëm, të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojnë.

Në protestën e fundit, opozita u tregoi të vërtetën liderëve europianë se Rama është kryeminsitri më i korruptuar në Europë, kreu i narkoshtetit të parë e të vetëm të kontinentit. Është narkokrati që jo vetëm ka vjedhur votën, buxhetin, pasuritë publik.

Është shndërruar në shpresëvrasësin më të madh në Europë. Të gjithë e mbani mend, baltën që hodhi mbi opozitën për ta heshtur atë. Masat që mori kundër popullit opozitar për të mos protestuar atë ditë. Mbani mend atentatin që organizoi me një mjeran të paguar për të bërë që zëri ynë të heshtte. Por ai mori turpin botëror. Zëri ynë ushtori në të gjithë botën. E vërteta kurrë nuk mbulohet dot, triumfon gjithmonë.

A ka krim antikushtetues më të shëmtuar se ky? A ka atentat më të rëndë ndaj demokracisë së ky? A ka turp më të madh për Shqipërinë sesa ky akt?

EMISIONET