Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet përshpejtimi i integrimit. Vuçiç e Osmani përplasen në distancë. Grusht Berishës

Për herë të parë Tirana u bë paraditen e 6 dhjetorit 2022 vendi mikpritës i një samiti të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Po për herë të parë një samit i një rëndësie të tillë u mbajt në një vend jo anëtar të BE-së.

Liderët kryesorë të Bashkimit Europian, mes tyre Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Komisionit Europian, Ursyla von der Leyen, presidenti i Francës  Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni u pritën nga kryeministri Edi Rama në tapetin e kuq të shtruar posaçërisht për këtë ngjarje.

Tryezës së samitit iu bashkuan edhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani. Serbia u përfaqësua nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili deri një ditë më parë deklaronte se nuk do ishte pjesë e këtij samiti. 

Maqedonia e Veriut nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Mali i Zi nga presidenti Milo Gjukanoviç.

“ E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurtë me Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian” tha presidenti i KE-së Charl Michel në një prononcim për medien para fillimit të samitit.

Edhe presidentja e KE-së nënvizoi se mbështetja për rajonin vjen nga zemra  ndërsa u shpreh optimiste për procesin e  zgjerimit të BE-së

Kryeministri Edi Rama, si pritësi i samitit e quajti “një moment historik dhe shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi të faktit që Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”.

Firmosja e marreveshjes roming

Samiti u hap me firmosjen e marrëveshjes së uljes së tarifave të Roming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Bashkimit Europian. Për liderët e BE-së një marrëveshje e tillë është hap konkret që i jepet vendeve të BP.

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kur udhëtojnë në vendet e BE-së të paguajnë më pak, dhe anasjelltas.

Fillimisht do të niset me uljen e tarifave të interentit për të cilat do të bëhen publike në maj të 2023 dhe do të implementohen në 1 tetor 2023.

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet
Foto LSA

Tryeza e koncerti

Më pas u mbajt sesioni i parë ku të gjithë liderët u ulën në një tryezë të përbashkët për të vijuar me foton familjare në sheshin “Italia” ku liderëve ndërkombëtarë u ishte rezervuar dhe një program i shkurtër artistik me këngë e valle popullore.

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet
Foto: LSA

Deklarata me 33 pika 

Sesioni i dytë zgjati më shumë seç ishte parashikuar dhe u mbyll me një deklaratë të përbashkët me 33 pika të liderëve. Ne deklarate u adresuan një sërë çështjesh të rëndësishme si lufta në Ukrainë, perspektiva e anëtarësimit të rajonit në BE, siguria, paketa e ndihmës për energjinë, dialogu Prishtinë-Beograd, emigrantët, mbrojtja kibernetike.

Pikërisht agresioni rus në Ukrainë duket se ka qenë nxitës i rëndësishëm për një qasje shumë më dinamike të Brukselit ndaj rajonit të Ballkanit.

"Përshkallëzimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe globale dhe nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor" thuhet në pikën e parë të deklaratës 

Në deklaratë thuhet se BE thellon bashkëpunimin dhe nxit vendet e BP të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-se, dhe të veprojnë në përputhje me të, duke përfshirë edhe me masat kufizuese të BE-së.

Gjithashtu në pikën 7, rikujton rëndësinë e vazhdimit të reformave, "si për të mirën e qytetarëve ashtu edhe si bazë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, dhe në veçanti të atyre reformave që lidhen me pavarësinë dhe funksionimin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar."

Mbeshtetja 1 miliarde euro per Ballkanin Perendimor

Konferenca e përbashkët e zonjes Von der Leyen, Mischel dhe kryeministrin Edi Rama nisi 90 minuta me vonesë.

Presidentja e BE-së njoftoi paketën e re të BE-së si mbështetje për energjinë, me një vlerë prej 1 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

E ndërsa mbahej samiti i BE-së, pak metra më larg opozita e drejtuar nga kryetari i PD-së Sali Berisha dhe Ilir Meta i Partisë së Lirisë organizuan protestën kundër qeverisë Rama të cilin e akuzojnë se ndodhet në pushtet me paratë e mafias. 

Para se të niste manifestimi, ish kryeministri Sali Berisha u sulmua me grusht në fytyrë, nga Gerti Shehu, 31 vjeç ndërsa po ecte nga selia e partisë së bashku me ish presidentin Ilir Meta, në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste protesta kundër kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës agresori është “agjent i policisë kriminale”, por policia e mohon dhe deklaron se ai ishte person me precedentë kriminalë dhe me çrregullime të shëndetit mendor. 

Në samit Presidentja Vjosa Osmani theksoi se Kosova brenda këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në BE. Gjithashtu kërkoi më shumë presion ndaj Serbisë që duket se ka zgjedhur Moskën si mike. Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se me liderët europianë do të trajtonte dhunimin e integritetit territorial të Serbisë.

Po kështu Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Joseph Borrell bëri të ditur se në tryezën e Prishtinës dhe Beogradit është tashmë propozimi i ri që ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës 

Ora News dhe RTV Ora ka përcjellë live të gjitha zhvillimet e kësaj dite tepër të ngjeshur në Tiranë.

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet
Foto LSA

Gjithcka çfare ndodhi sot

Ora 17:00 Zbardhet deklarata e përbashkët me 33 pika: Ja çfarë u vendos sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Ora 16:53 “Pse u zgjodh Tirana?" Michel: Ishte vendi i duhur, sinjal për Ballkanin Perëndimor se nuk jeni vetëm

Ora 16:50 Von del Leyen optimiste për zgjerimin e BE-së: Shikoj një lëvizje të re


Ora 16:47 Rama shmang komentet për sulmin ndaj Berishës në konferencën me liderët e BE: Qëndrimi në faqen e qeverisë


Ora 16:42 “Kur do të anëtarësohemi në BE?" Rama: Kemi bërë përparime, por duhen plotësuar kushtet 


Ora 16:35 Von del Leyen: 1 miliard euro mbështetje për energjinë për Ballkanin Perëndimor


Ora 16:32 Rama: Aleancë me arsimin e lartë në Evropë, studentët tanë do të studiojnë online nga këtu


 

Ora 16:30 Rama: Samiti në Shqipëri një shenjë për rolin stabilizues që kemi në rajon, BE është këtu për ne


Ora 14: 57 Policia: Personi që goditi Berishën me grusht me precedentë penalë dhe probleme mendore 


Ora 14: 51 Marrëveshja roming BE-Ballkani Perendimor, tarifat e internetit nisin të ulen


Ora 14:50  Alibeaj: Dënoj dhunën ndaj Berishës, të hetohet urgjentisht dhe të zbardhet ngjarja!


Ora 14:44 Basha: Dënoj dhunën ndaj Berishës, tregues i një vendi pa drejtësi dhe liri, të hetohet


Ora 14:30 Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon Gazment Bardhi: Akt burracak i Ramës, nuk tremb dot askënd


Ora 14:26 Reagon ambasada e SHBA-ve: Jemi të skandalizuar nga goditja e Berishës, të hetohet incidenti!


Ora 14:22 Marrëveshja Roaming me BE-në, Bregu: Puna vazhdon deri në uljen e tarifave me ato kombëtare


Ora 14:21 Berisha: Rama bëri gjithçka për të penguar protestën tonë historike, nuk ka forcë që na ndal


Ora  14:17 Thirrjet e Berishës: Media ndërkombëtare të investigojë Ramën, blen ambasadorët të sulmojë kundërshtarët


Ora 14:13 Berisha: Policia ta lirojë fatkeqin që më goditi, arkitekti i vetëm është Edi Rama 


Ora 13:46 Von der Leyen: Me marrëveshjen e Roaming do të flitet më lirë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor


Ora 13:45 Berisha nga bulevardi mesazh ndërkombëtarëve: Shqipëria në rrezik, këtu vota blihet me 500 narko euro


Ora 13:42 "Jo, Jo, Jo" I iku nga duart një truprojeje dhe goditi Berishën, si arriti i riu të sulmonte kreun e PD


Ora 13:36 “Liri a vdekje” Meta: Rama skizofrene pjellë bastarde, organizoi grushtin, do t’i tregohet vendi!


Ora 13:29 Zhupa: Edi Rama tregoi sot se është bastard politik, përdori grushtin kundër nesh dhe demokracisë


Ora 12:26 Opozita nxjerr gomonen e largimit dhe vajzat e veshura me të zeza


Ora 12:24  Incident në protestë: Sali Berisha sulmohet me grusht, turma neutralizon autorin


Ora 12:06 Marshimi LIVE/ Protetuesit i afrohen bulevardit me pankarta "Edi Rama mafia", Në selinë PD pritet dalja e liderëve të opozitës 


Ora 11:37 Borrell: Kosova e Serbia që dje kanë në tryezë propozimin, një mundësi e madhe

Ora 11:35 Borrel: Ekspertët e BE-së në Shqipëri për sulmin kibernetik, Bosnjes i japim 10 mln euro për çminimin


Ora 11:25 Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa kemi ne për të. Ngacmon gazetarët: Mos pini verë që në mëngjes


 

Ora 11:20 Samiti i BE-së, Makron: Do rikthehem në Tiranë, Me rëndësi solidariteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor



Ora 11:02 Sanna Marin në Tiranë: Kur siguria e BE-së po sfidohet nga Rusia, ky samit është i rëndësishëm


Ora 11: 00 Apeli “mban peng” PD-në, shtyhet vendimin për padinë e dy kuvendeve


Ora 10:51 Berisha mbërrin në selinë PD: Tirana po zien e tëra në shesh!


Ora 10:27 Vjosa Osmani: Vuçiç vijon mentalitetin e Serbisë së 1990 që shkaktoi luftën në Kosovë 


Ora 10:15 Von der Leyen: Pas çeljes së negociatave shpresojmë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE


Ora 10:02 Firmoset marrëveshja e Roaming që parashikon që është ulja tarifave të telefonisë celulare midis qytetarëve të BE-së dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja parashikon uljen e tarifave të roaming për telefonatat midis BE-së dhe Ballkanit duke filluar nga tetori 2023.

Përveç kësaj, pritet të ketë një angazhim të operatorëve telefonikë, që kostot e Roaming të pësojnë një ulje më të madhe midis viteve 2023 dhe 2027.

Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel (Charles Michel) në Tiranë tha se është i bindur që e ardhmja do të jetë më e sigurtë me Ballkanin  Perëndimor në BE dhe firmosja e marrëveshjes Roaming është hap konkret i angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndrimor.

Ora 09:56 Samiti i BE-së në Tiranë/ Michel: E ardhmja më e sigurtë me Ballkanin Perëdimor në BE


Ora 09:50 Vuçiç në Tiranë flet për Kosovën: Integriteti territorial i Serbisë u dhunua, për këtë do flasim në samit


Ora 09: 45 Samiti i BE-së në Tiranë/ Presidenti Vuçiç shtrëngon duart me Ramën, fjalën e nis në serbisht


Ora 09:36 Vjosa Osmani në samitin e BE-së në Tiranë: Brenda dhjetorit aplikojmë për anëtarësim në BE 


Ora 09:23 Tapeti i kuq është shtruar para stadiumit "Air Albania" dhe kryeministri Rama do të presë me radhë të gjithë liderët e BE-së. E para që erdhi është Majlinda Bregu. Më pas erdhi kryeministri i Maqedonisë.

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet

Ora 09:18 -  Policia ka ndaluar lëvizjen e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" duke vendosur barriera hekuri. Në orën 09:30 pritet të vijnë liderët e delegacionit të BE-së.

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet

Çfare eshte ky samit?

Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.

Kush merr pjesë?

Mes pjesëmarrësve në Samit do të jenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, por edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, një kritik i politikave të BE-së.

Pjesëmarrës të tjerë që do të përfaqësojnë vendet e BE-së janë: kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer, kryeministri i Belgjikës, Aleksandër de Croo, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, kryeministri i Irlandës, Micheal Martin, kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte, kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, kryeministri i Maltës, Robert Abel, kryeministri i Holandës, Mark Rutte, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, dhe kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersso.

Ora 09:00 Tirana e 6 dhjetorit: Mes samitit të liderëve të BE-së, protestës së opozitës dhe gjyqit për logon e PD

Tirana do të ketë një nga ditët më të ngjeshura  saj në kuadër të zhvillimeve politike.

E ndërsa qeveria ka bërë gjithçka gati për të pritur samitin një ditor të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, opozita është angazhuar për të organizuar protestën e thirrur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"  një zonë brenda perimterit të sigurisë sipas policisë. 44 delagacionet që marrin pjesë, siguria, 780 gazetarët që janë akredituar për të ndjekur këtë samit.

Përfaqësuesi i Lartë të BE, Josep Borrell,Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán, dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi kanë mbërritur mbrëmë në Tiranë. U pritën nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.


Ora 07:40 Tirana në "shtetrrethim", ja linjat e urbanëve që pezullohen më 6 dhjetor

Siguria e rrepte

Prej orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës, 5 dhjetor,  Policia e Shtetit, me të gjitha departamentet përfshirë 4 drejtori të rëndësishme vendore, shërbimet e inteligjencës dhe Garda e Republikës kalojnë në shërbim të përforcuar deri në përfundim të zhvillimeve që ndodhin të martën, Samiti BE-BP dhe tubimi i parashikuar të jetë masiv i opozitës.

Ora 10:18 Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor më 6 dhjetor, ja rrugët e bllokuara dhe devijimet në Tiranë

Rama bën inspektimin e fundit

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmë video ku duken përgatitjet e fundit për të pritur liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Gjithçka duket e përgatitur në detaje të ndërthurur mes traditës dhe modernes. Edhe vetë është kujdesur të vërë një kollare me simbolin e këtij samiti.    

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet
Ne foto: Salla ku do te mbahen takimet, samiti i BE-se BP, 6 dhjetor 2022

“Momenti është i jashtëzakonshëm. Askush nuk mund ta imagjinonte këtë deri para dy vitesh dhe tashmë po ndodh. Këshilli Evropian po mblidhet jashtë perimetrit të BE-së dhe pikërisht në Shqipëri, për një takim të nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor, si një shprehje e angazhimit dhe mirëkuptim strategjik, kjo është ajo që ne po kërkonim prej kohësh”, tha zoti Rama për Asociated Press.

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet

Ora 09:30 Do të bëhet mbërritja e liderave evropianë. Disa delegacioni kanë mbërritur mbrëmjen e 5 dhjetorit.

Ora 10:00 E ndërsa në "Air Albania"  liderët e BE-së do të firmosin marrëveshjen për uljen e tarifave të Roaming në Gjykatën e Apelit është caktuar ora të shqyrtohet një prej padive që lidhet me konfliktin brenda PD-së. 

Bëhet fjalë për kërkesën e Gazment Bardhit me objekt bashkimin e vendimeve të dy kuvendeve atë të 17 korrikut si dhe të 18 dhjetorit në një të vetëm.

Krahas saj Alibeaj ka paraqitur edhe një ankim kundër vendimit të datës 25 mars të Gjykatës së Tiranës, që i dha Partinë Demokratike Sali Berishës duke ia njohur ndryshimet e bera në statut nga Komisioni i Rithemelimit. Përplasja mes demokratëvë nuk duket vetëm në dyert e gjykatave për statutin dhe vulën, por edhe në prezencën e Partisë Demokratike në adresën zyrtare dhe rrjetet sociale.

Ora 11:00 do të ketë një seancë plenare të liderëve të BE-së e cila do të shoqërohet me një foto në 11:45.

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet

Ora 12:00 Opozita ka thirrur protestën. Partia Demokratike këmbëngul për të zhvilluar protestën para Kryeministrisë pavarësisht deklarimeve të policisë për të mos lejuar thyerjen e kordonit të policisë që nis prej urës së Lanës në afërsi të hotel të Dajtit. Edhe kryetari i PL-së Ilir Meta bëri thirrje sot për tu bashkuar në protestën tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit"

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet

Në orën 12:45 do të fillojë sërish sesioni i dytë i kësaj seance plenare, ndërsa në orën 14:30 do të ketë edhe një konferencë e përbashkët mes Ramës, Von der Leyen dhe Michel.

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet

Temat e këtij samiti 

Ndalimi i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë nga vendet e Ballkanit drejt vendeve të BE-së, mbështetja për krizën energjitike, ulja e kostos për shërbimin celular Roaming, si dhe ndalimi i rrjedhjes së trurit, pritet të jenë në qendrën e diskutimeve dhe vendimmarrjeve të liderëve të BE-së.

Tirana e 6 dhjetorit/ Mirëpret samitin BE- Balllan. Nxitet

Në korrik të këtij viti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën procesit të bisedimeve të anëtarësimit, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi, ndodhen prej vitesh në këtë fazë. 

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET