Thirrjet e Berishës: Media ndërkombëtare të investigojë Ramën, blen ambasadorët të sulmojë kundërshtarët

Në fjalën e tij kryetari i PD-së Sali Berisha akuzon Ramën se me paratë e krimit po investon në portin e Durrësit ndërsa po blen ambasadorët për të sulmuar kundërshtarët politikë.

“Në Shqipëri në pushtet është mafia. Edi Rama me arabin Al Abara po krijon parajsën e tij ndaj dhe atij I duhet tani të mbledhë nga Europa e bota paratë e krimit dhe ti investojë në portin e Durrësit.

Edi Rama e qeveria e tij pëdor të gjitha format e korrupsionit, politik, monetar e erotik për të blerë mbështetje kundër popullit opozitar. Është kryeministri i vetëm që përdor me sukses korrupsionin për lobim ndërkombëtar për të ndëshkuar ata që luftojnë korrupsionin.

Në Shqipëri në katër anët thonë se po takove Edi Ramën, kontrollo xhepat se ose të ka lënë diçka në xhep ose të ka marrë. Siç blen votën, blen deputetë dhe pronarë mediash, madje dhe drejtues të opozitës. Blen deklarata të zyrtarëve e ambasadorëve kundër kundërshtarëve politikë për të çimentuar monizmin e tij e bazuar në vjedhjen e krimin e korrupsionin." 

Gjithashtu u bën apel mediave ndërkombëtare të hetojnë Ramën ndërsa ndërkombëtarëve të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit.

“Mediave ndërkombëtare u them Investigoni Edi Ramën. Ju do të gjeni një të vërtetë që do të trondisë botën. Na duhet ndihma e agjencive të huaja që këta kriminelë ministra të marrin vendin që u takon."



EMISIONET