Opozita nxjerr gomonen e largimit dhe vajzat e veshura me të zeza

Është në nisje protesta e opozitës ditën e stome, në të njëjtën kohë kur po zhvillohet edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Me pankarta në duar qytetarët janë afruar tek barrierat e hekurit që ndalojnë hyrjen tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit" ku shkruhet: “Edi Rama mafia”.
Ndërkohë, ashtu sikurse protestën e kaluar të opozitës, është nxjerrë sërish gomonia si një simbol i largimit të shqiptarëve.
Po ashtu, nga selia e PD-së janë parë të dalin edhe vajza të veshura me të zeza, si në zi.
Ndërkohë kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhen në selinë e PD-së, oborri i të cilit është mbushur me qytetarë protestues.
Opozita nuk ka leje për të zhvilluar protestën para kryeministrisë pasi kjo zonë ndodhet brenda perimetrit të sigurisë.



