Marshimi LIVE/ Protetuesit i afrohen bulevardit me pankarta "Edi Rama mafia", Berisha e Meta i bashkohen protestuesve

Marshimi LIVE/ Protetuesit i afrohen bulevardit me pankarta "Edi Rama

Ne oren 12:21 Ilir Meta dhe Sali Berisha dolën nga selia e PD-se per tiu bashkuar protestuesve. Ndërkohë me pankarta në duar qytetarët ishin afruar tek barrierat e hekurit që ndalojnë hyrjen tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit"

Në pankarta shkruhet: “Edi Rama mafia”   

Ndërkohë kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhen në selinë e PD-së, oborri i të cilit është mbushur me qytetarë protestues.

Opozita nuk ka leje për të zhvilluar protestën para kryeministrisë pasi kjo zonë ndodhet brenda perimetrit të sigurisë.

"Pritet të shohim si do zhvillohet kjo protestëAta mbajnë pankarta mesazhe të shkruara edhe në anglisht që të kuptohet nga përfaqësues të delegacioneve të BE-së të pranishëm në samit por dhe gazetarët ndërkombëtarë që kanë ardhur në Tiranë për të ndjekur samitin" informon gazetarja e Ora News Nertila Dosti e cila ndodhet ne bulevard dhe po ndjek zhvillimin e protestës. 

Burimet bëjnë me dije për Ora News se nuk do të ketë përpjekje për të çarë kordonin e sigurisë por do të vendosen në bulevardin përballë ish hotel “Dajtit”

EMISIONET